Miliarderi i teknologjisë Bill Gates ka një pasuri prej më shumë se 100 miliardë dollarë. Një pjesë e këtyre parave do t’i shkojë Jennifer, vajzës së manjatit nga martesa me Melindën, e cila do të trashëgojë një pjesë të vogël të asaj pasurie.
Ka një pasuri kolosale por vajza e Bill Gates thuajse nuk do të përfitojë asgjë!
Jennifer Gates është 26 vjeçe, është e martuar dhe po studion për mjekësi në Shkollën e Mjekësisë Icahn në Mount Sinai. Vajza e Bill duket se është në rrugën e saj për t’u bërë një eksperte mjekësore.
Dasma e saj u zhvillua në tetor 2021 me Nayel Nassar, një kalorës i njohur me origjinë egjiptiane, me të cilin ndan një pasion për hipizmin. Jennifer bleu së fundmi një apartament në lagjen Tribeca të Nju-Jorkut për 51 milionë dollarë. Pronari i mëparshëm i pronës ishte Lewis Hamilton, shtatë herë kampion i Formula 1. Apartamenti ka një sipërfaqe prej 800 metrash katrorë, 6 dhoma gjumi, 6 tualete, një pishinë, një oxhak he dy vende parkimi.
Para se të fokusohej në mjekësi, Jennifer Gates u diplomua në vitin 2018 me një diplomë në biologji njerëzore nga Universiteti Stanford. Në të njëjtën kohë, ajo ndan pasionin e saj për kuajt. Thuhet se Jennifer do të trashëgojë një pjesë të vogël të 106 miliardë dollarëve që Bill Gates ka në llogaritë e tij.
Pas më shumë se 20 vitesh bashkëjetesë, Bill Gates, i dha fund martesës me Melinda Gates. Ndarja e Bill nga ish-bashkëshortja e tij u bë bujë e madhe mediatike dhe pas këtij lajmi erdhi edhe reagimi i parë nga vajza e dyshes së njohur, Jennifer Gates.