Jamie Foxx ka më shumë se një muaj që ndodhet në spital. Vetë vajza e tij, Corinne, njoftoi përmes profilit të tij zyrtar në Instagram se aktori duhej të shtrohej urgjentisht për shkak të “komplikimeve me gjendjen e tij shëndetësore”.

 

Disa komplikime që erdhën pikërisht kur Foxx po xhironte disa skena për një film të ri në Netflix, ku është protagoniste edhe Cameron Díaz. Vetëm pak javë pasi u shtrua në spital, dukej se aktori i “Django Unchained” ishte mirë, gjë që habiti shumë kolegë të tij, pasi edhe një burim pranë tij rrëfeu për “Radar Online” se “ai pësoi një episod të rëndë mjekësor dhe kishte nevojë për ndërhyrje urgjente. E ringjallën, është shumë me fat që është gjallë”.

 

Disa deklarata që u pasuan nga fjalët e para të vetë aktorit, i cili përmes një postimi në Instagram falënderoi për gjithë mbështetjen që po merrte: “E vlerësoj gjithë dashurinë. Ndihem i bekuar”.

 

Mirëpo, situata duket se nuk është përmirësuar, pasi pavarësisht se vetë familja ka raportuar më parë se gjendja shëndetësore e Jamie Foxx po përmirësohet pak nga pak, tashmë rrethi më i ngushtë i tij ka rrëfyer për “Radar Online” se “janë duke u përgatitur për skenarin më të keq”, duke sqaruar se nuk e përjashtojnë as vdekjen.

 

“Njerëzit e Jamie Foxx thonë se ai është mirë dhe po përmirësohet, ndërsa mjekët përpiqen të gjejnë problemin, por ai nuk do të qëndronte në spital për kaq gjatë nëse do të ishte mirë”, thotë burimi i afërt me aktorin.