Emmanuel Petit ka sulmuar ashpër Kylian Mbappe. Ish-mesfushori i Francës thekson se sulmuesi nuk është i denjë për të qenë kapiten i Kombëtares dhe shtoi se ai nuk merr mjaftueshëm përgjegjësi në fushë.

“Deri në këtë moment, Mbappe nuk është i denjë për të qenë kapiteni i Francës. Nuk merr mjaftueshëm përgjegjësi në fushë dhe prej fillimit të këtij Europiani nuk ka qenë në lartësinë e duhur. Por, këtu ndikon edhe fakti që ai nuk është në formën e vet më të mirë”, deklaroi Petit.

“Mendoj se ndaj Portugalisë, Deschamps e zëvendësoi shumë vonë, ndoshta duhej zëvendësuar në minutën e 60. Megjithatë, besoj dhe shpresoj se do të shpërthejë në gjysmëfinale. Unë do ta aktivizoja vetëm sepse përballë është Spanja, pasi nëse do të ishte një tjetër skuadër, do ta lija në stol”, shtoi Petit./Tema