Beşiktaşi ka fituar ndaj Antalyasporit në ndeshjen e javës së dytë të Superligës Turke, me një rezultat prej 4-2, ndërsa ka shënuar gol edhe futbollisti i kombëtares shqiptare Ernest Muçi.
Goli i parë i ndeshjes erdhi nga Samudio i ekipit mysafir Antalyaspor në sekondën e 23-të.
Ndërsa Beşiktaşi iu kundërpërgjigj menjëherë me golin e sulmuesit të tyre të ri, italianin Ciro Immobile, në minutën e 13-të, me një asistim të bërë nga futbollisti kosovar Milot Rashica.
Ciro Immobile shënoi përsëri në minutën e 23-të duke e mundësuar ekipin e tij të kaloj në avantazh, 2-1.
Pjesa e parë e ndeshje përfundoi me këtë rezultat, ndërkaq Antalyaspor menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë në minutën e 51-të rezultatin e solli në 2-2 me golin e Samudio.
Më pas Rafa Silva në minutën e 56-të e kaloi në epërsi Beşiktaşin me 3-2, me një asistim të bërë nga futbollisti kosovar Milot Rashica.
Goli i fundit i ndeshjes erdhi nga Muçi në minutën e 90+5, duke e bërë rezultatin 4-2./aa