Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, në takimin e saj me presidentin e Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka diskutuar mbi forcimin e koordinimit dypalëshe brenda Aleancës Atlantike, kryesisht të krahut jugor të saj si dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Në një deklaratë me shkrim nga kryeministria e Italisë, thuhet se kryeministrja Meloni u takua me presidentin Erdoğan në kuadër të Samitit të NATO-s që mbahet në Washington.
"Takimi i siguroi mundësi dy liderëve që të shqyrtojnë përmbajtjen kryesore të samitit dhe të trajtojnë çështjet më aktuale në kontekstin ndërkombëtar, me perspektivën e forcimit të koordinimit dypalësh brenda Aleancës Atlantike, kryesisht në lidhje me krahun jugor të saj", thuhet në njoftim.
Gjithashtu theksohet se në qendër të takimit ishte edhe dëshira e përbashkët për të zhvilluar edhe më tej bashkëpunimin në çështjet dypalëshe politike, ekonomike, tregtare dhe për emigracionin./aa