Ushtria izraelite ka bombarduar shumë pjesë të Rripit të Gazës me sulme ajrore dhe zjarr artilerie gjatë gjithë natës, si pjesë e sulmeve të saj që nga 7 tetori 2023.
Në lajmin e agjencisë zyrtare palestineze WAFA, thuhet se Izraeli vazhdoi sulmet ajrore në Rripin e Gazës për të 279-ën ditë, ku shkaktoi fatkeqësi të madhe humanitare duke i detyruar njerëzit të mbeten të uritur dhe të etur.
Në lajm thuhet se Izraeli ka shënjestruar Rripin e Gazës me sulme ajrore dhe me zjarr artilerie gjatë gjithë natës. Një sulm ajror është kryer ndaj një shtëpie në kampin e refugjatëve Al-Meghazi në pjesën qendrore të Gazës.
Theksohet se është kryer sulm me mjete ajrore pa pilot (UAV) në kampin e refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore dhe se kampi i refugjatëve Nuseirat dhe rajoni Ez-Zehra janë shënjestruar nga deti dhe toka.
Avionët luftarakë izraelitë kryen sulme edhe në lindje të qytetit të Khan Younis në jug të Gazës. "Forcat okupuese bombarduan disa ndërtesa në qendër të qytetit Rafah në jug të Gazës dhe shënjestruan me zjarr artilerie dhe mortaja rrethin e Shaburës", thuhet më tej.
Dronët që i përkisnin ushtrisë izraelite kryen sulme në qytetin e Gazës. Objektet e trajtimit që furnizojnë me ujë pjesët veriore të Rripit të Gazës janë ndalur për shkak të mungesës së karburantit.
Në sulmet e kryera nga Izraeli në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, u vranë 38.295 palestinezë, përfshirë të paktën 15.694 fëmijë dhe 10.279 gra ndërsa 88.241 persona u plagosën./aa