Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) njoftoi se ka parandaluar sulm terrorist kundër kishës ortodokse që ndodhet në qytetin Maykop në rajonin e Adygea-s.
Në një deklaratë nga shërbimi për media i FSB-së thuhet se një person me origjinë nga Azia Qendrore u kap në Maykop në rajonin e Adygea-s në jug të vendit.
Bëhet e ditur se personi i kapur ishte përgatitur për sulm terrorist dhe se në objektivin e sulmit ndodheshin kisha ortodokse në qytet dhe personat klerikë me detyrë në kishë.
Së fundmi më 23 qershor sulme të armatosura u kryen në qytetet Makhachkala dhe Derbent në Republikën Autonome të Dagestanit në Rusi.
Në sulmin ku u shënjestruan një pikë policore, një sinagogë dhe dy kisha humbën jetën 22 persona prej të cilëve 17 policë dhe 5 civilë ndërsa u vranë 5 agresorë./aa