Përfaqesuesit legjtimim të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, të cilët njezëri po kërkojnë të drejtat e barabarta siç parashihen edhe për serbët në planin evropian, shkruan Le Canton27.ch

 

Në dokumentin që ka siguruar kjo gazetë në pikën e parë ata kërkojnë realizimin e plotë të të drejtave kolektive të shqiptarëve, sipas standardeve më të larta të parapara me dokumentet përkatëse të OKB-së, Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, si dhe praktikave përkatëse, dhe adresimin e tyre në kuadër të Dialogut Kosovë-Serbi dhe propozimit evropian.

 

Lidershipi  nga Lugina njekohesisht  kanë kërkuar edhe ngritjen substanciale të monitorimit ndërkombëtar të pozitës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

 

 

Më poshtë në pikën e tretë në dokumentin që ka siguruar media ata kërkojnë edhe “përfshirjen e çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dialogun e Brukselit, me qëllim të barazimit të pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës me pozitën e serbë në Kosovë”

 

Në vazhdim, ne pikën e tretë me radhë, ata kërkojnë edhe “përfshirjen e çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dialogun e Brukselit, me qëllim të barazimit të pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës me pozitën e serbë në Kosovë”

 

“Kërkojmë nga Qeveria e Serbisë zbatimin e të gjitha obligimeve të saj ndaj Luginës së Preshevës dhe implementimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar”, thuhet në pikën e katërt të deklaratës së përbashkët të lëshuar nga përfaqësuesit politikë e institucional shqiptarë.

 

Në fund do theksuar, se dokumenti në fjalë nuk është nënshkruar nga kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi dhe kryetari i LPD-së dhe nënkryetar i Komunës së Bujanocit, Shqipërim Musliu.