Çatia e spitalit të Matit është mbuluar me panele fotovoltaike, duke u bërë kështu autoprodhues i energjisë elektrike.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet social pamje nga çatia e këtij spitali, ku janë vendosur panelet diellore.
“Spitali Mat, tashmë me elementët e eficencës së energjisë dhe panelet fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike”, shkrua Rama.
Spitali i Matit ka pësuar një ndryshim rrënjësor, ku është kryer sistemi i termoizolimit dhe edhe hidroizolues i të gjithë ndërtesës, ndriçim LED dhe panelet fotovoltaike për prodhimin e energjisë.
Përveç spitaleve panelet fotovoltaike po vendosen edhe në shkolla në disa qytete të vendit./ata