“Tirana” ka marrë një barazim 1-1 në Gjeorgji përballë “Torpedo Kutaisi”, në sfidën e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Sfida nuk nisi mirë për bardheblutë, të cilët u ndëshkuan në minutën e 20’ nga një autogol i Micit.

Gjithsesi ekipi kryeqytetas nuk u dorëzua dhe arriti të barazonte në minutat e fundit, falë një supergoli të Rimal Haxhiut në minutën e 87-të.

Trajneri Bledi Shkëmbi debutoi kështu me një barazim në ndeshjen e tij të parë zyrtare si trajner i “Tiranës”, në një transfertë të vështirë në Gjeorgji, teksa javën e ardhshme do të luhet ndeshja e kthimit në Shqipëri, ku do të tentohet kualifikimi./ata