Të paktën 65 persona rezultojnë të zhdukur pasi një rrëshqitje dheu ka goditur dy autobusë pasagjerësh sot në Nepal.
Incidenti ka ndodhur në rrethin Chitwan, rreth 86 kilometra në perëndim të kryeqytetit Katmandu, ku rrëshqitja e dheut ka rrëmbyer autobusët drejt lumit Trishuli.
Një nga autobusët që transportonte 41 persona po udhëtonte nga Katmandu në Gaur, ndërsa autobusi tjetër me 24 pasagjerë po udhëtonte nga Birgunj në Katmandu.
Tre nga pasagjerët në autobusin që udhëtonte për në Gaur kanë arritur të shpëtojnë duke u hedhur nga automjeti.
Chitwan është një nga 77 rrethet e Nepalit në cepin jugperëndimor të provincës Bagmati./aa