Raportohet se ka pasur të vrarë dhe të plagosur pasi një avion luftarak izraelit shënjestroi një grup palestinezësh në qytetin Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës.

Dëshmitarët thanë për Anadolu se një avion luftarak izraelit shënjestroi me sulm ajror qytetarët e mbledhur përreth kryqëzimit Abu Hamid, në qendër të Khan Younis.

Duke bërë të ditur se në sulm ka të vdekur dhe të plagosur, dëshmitarët thanë se të vdekurit dhe të plagosurit u dërguan në spitalin "Nasser" në qytet.

Ndërkohë, dëshmitarët nuk kanë dhënë informacione lidhur me numrin e të vrarëve dhe të plagosurve./aa