SHBA-ja dhe Koreja e Jugut nënshkruan planin e përbashkët parandalues ​​bërthamor për të zhvilluar bashkëpunimin "kundër kërcënimeve në rritje bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut".
Në deklaratën e Zyrës Presidenciale të Koresë së Jugut thuhet se presidenti amerikan Joe Biden dhe ai i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, të cilët u takuan në margjinat e Samitit të NATO-s në Washington të SHBA-së, e përshkruan hapin e ndërmarrë kundër Koresë së Veriut si "përparim të jashtëzakonshëm".
Në deklaratë thuhet se zyrtarët e lartë të mbrojtjes të të dy vendeve nënshkruan plan të përbashkët parandalues ​​bërthamor për të forcuar bashkëpunimin "kundër kërcënimeve në rritje bërthamore dhe raketore të Phenianit" në Gadishullin Korean.
Ndaj çdo sulmi bërthamor nga Koreja e Veriut kundër Jugut do të jepet "përgjigje e shpejtë, dërrmuese dhe vendimtare", theksohet në deklaratë. Më tej thuhet se "Biden dhe Yoon nënvizuan se plani përbën bazë solide për zhvillimin e bashkëpunimit të parandalimit të zgjeruar të SHBA-së dhe Koresë së Jugut".
Në deklaratë nuk përfshihen detajet e planit të parandalimit bërthamor Kore e Jugut-SHBA./aa