Në botë ekziston një grup ekskluziv, ku hyrja lejohet vetëm për ata që kanë pasuri mbi 100 miliardë dollarë, shkruan corriere.com.

Pjesë e tij janë vetëm 14 persona që, së bashku, kanë grumbulluar një pasuri prej 2 000 miliardë dollarësh.

Këta janë themeluesi i ”Amazon”, Jeff Bezos, numri një i ”Tesla”-s, Elon Musk, pronari i LVMH, Bernard Arnault si dhe mbajtës të renditjes botërore të miliarderëve.

Në ”katin e poshtëm” ka një rreth po aq të vogël, ndonëse më pak të pasur, të përbërë nga 12 persona që kanë një pasuri nga 50 deri në 100 miliardë.

Të gjithë këta miliarderë ”mbajnë mbi supe” 2 800 miliardë, e thënë ndryshe një shumë më të madhe se 1,5 miliardë individë në botë që kanë pasuri më pak se 10 mijë dollarë.

Ky studim u krye nga banka UBS, një bankë zvicerane e specializuar në menaxhimin e pasurive të mëdha.

Nga analiza del se ”është e vërtetë që pasuria është rritur përgjithësisht për të gjitha segmentet e popullsisë, por kanë qenë mbi të gjitha nivelet e larta të hierarkisë  pasurore që kanë përfituar prej saj, të cilët janë shkëputur gjithnjë e më shumë nga shtresa e mesme”.

Numri i njerëzve me pasuri mbi një milion është trefishuar.

Sot ka 58 milionë milionerë në botë dhe ata zotërojnë 214 trilionë dollarë, rreth gjysma e pasurisë globale./ata