Pas afro 5 vitesh ka nisur puna për restaurimin e Muzeut Etnografik, i cili në Durrës njihet dhe si shtëpia e Moisive sepse në të ka banuar për disa kohë aktori i madh Aleksandër Moisiu. Restaurimi i godinës, që i përket gjysmës së dytë të shekullit XIX, po bëhet me fondet e BE-së, me vlerë 45 milione lek (45.129.750).
Për studiuesin Met Dervishi,fillimi i punimeve për kthimin në identitet të këtij muzeu është një ngjarje shumë e rëndësishme. Vlera e këtij objekti nuk është vetëm fakti se aty ka banuar aktori Aleksandër Moisiu por mbart vlera urbanistike, arkitekturore, historike.
Ndërsa Teuta Kalakula, Mjeshtre Sporti shprehet se edhe pse me vonesë përsëri mbetet një investim me vlera të mëdha për qytetin tonë.
Tërmeti i 26 nëntorit 2019 dëmtoi disa monumente në Durrës. Tashmë janë restuaruar dhe hapur për publikun Torra Veneciane, muret e kalasë së Durrësit, Hamami turk dhe Kalaja e Ishmit. Është në proces restaurimi i Muzeu Arkeologjik dhe më në fund Muzeu Etnografik. Vonesa për këtë të fundit u shkaktua nga konfliktet për pronësinë e objektit./Shqiptarja