Kryeministri Edi Rama, i pyetur nga gazetarët, iu përgjigj deklaratave të mëhershme të ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj në emisionin “Opinion”, se kreu i qeverisë duhet të bëjë kryeministrin, jo gjykatësin.

 

Rama tha se nëse do të kishte bërë rolin e gjykatësit, gjërat do të kishin qenë shumë më keq.

 

 Pyetje: Zoti Rama, pas deklaratës tuaj ndaj zotit Ahmetaj, ish-numri dy i qeverisë tuaj ka deklaruar dhe iu ka çuar një mesazh, duke thënë që zoti Rama duhet të bëjë rolin e kryeministrit dhe jo gjykatësit.

 

Edi Rama: Nëse unë do kisha bërë rolin e gjykatësit, gjërat do kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të bëj gjykatësin.

 

Në intervistën e dhënë në “Opinion”, ish-zv/Kryeministri Arben Ahmetaj duke komentuar deklaratën e Ramës për të, se nëse “akuzat janë të vërteta më vjen shumë keq, por nuk e ndihmoj dot tha se Kryeministri nuk duhet të bëjë rolin e gjkatësit.

 

Arben Ahmetaj është një nga emrat më të lakuar nga ana e opozitës, si i përfshirë në çështjen e inceneratorëve.