Grupi Conad në Itali njofton së fundmi se ka vendosur të tërheqë nga tregu produktin oriz Arborio, 1 kg, që sugjerohet për rizoto. Grupi ka kryer analiza vetë dhe ka rezultuar se produkti përmban norma kadmiumi mbi kufijtë e lejuar.

Në njoftimin përkatës Conad Italia u bën thirrje të gjithë klientëve që kanë blerë një produkt të tillë të drejtohen në njësitë e shitjes për ta kthyer.

I njëjti produkt me të njëjtin kod EAN, ndonëse e paqartë për Lotin që është prekur nga ky ndalim, është aktualisht në shitje në pikat e Conad në Tiranë, por deri më tani nuk ka asnjë njoftim për produktin që në Itali është nxjerrë nga qarkullimi. Kadmiumi mbi normë cenon sidomos veshkat./Dita