Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi një vizitë pune në zyrat e UNICEF.

Koçiu bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për avancimin e politikave të përbashkëta për mbrojtjen e fëmijëve.

“UNICEF është partneri ynë i kahershëm dhe Murat Sahin, është një mik i mirë dhe drejtues i përkushtuar, me të cilin do të vazhdojmë rrugën tonë të përbashkët për mbrojtjen e fëmijëve dhe përmirësimin e shërbimeve sociale”, u shpreh ministrja.

“Me shumë dashuri dhe përkushtim, do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar një të ardhme të sigurt për çdo fëmijë në Shqipëri,” tha Koçiu./ata