Klaus Gjasula ishte një ndër 26 lojtarët e thirrur nga Silvinjo, për të përfaqësuar Kombëtaren Shqiptare në Kampionatin Europian 2024.
Mesfushori zhvilloi paraqitje kryesisht të mira me fanellën kuqezi, duke shënuar edhe një gol kundër Kroacisë, gjë që i kanë mbushur mendjen klubit gjerman të Darmshtadit që t’ia rinovojë kontratën aktuale edhe për një vit tjetër. Arritjen e marrëveshjes e ka zyrtarizuar vetë klubi gjerman, me anë të një postimi në faqet e tij zyrtare në rrjetet sociale. Ndërkohë Gjasula pas rinovimin është shprehur:
“Kam pasur shumë përvoja të shkëlqyera me klubin gjatë viteve të fundit që nuk do të doja t’i humbisja. Jam edhe më i lumtur që koha ime me “Zambakët” vazhdon. Mezi pres të shoh sërish djemtë dhe të njoh lojtarët e rinj në skuadër”, ishin fjalët e Klaus Gjasulës pas rinovimit të kontratës.
Këtë vit Darmshtadi do të luajë në Bundesligën 2./Panorama