Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është “mirë” pasi u shfaq i plagosur pas të shtënave me armë zjarri që u raportuan në një tubim në shtetin amerikan të Pensilvanisë.

Sipas pamjeve të mediave sociale, Trump u pa i gjakosur në veshin e tij të djathtë teksa po largohej nga skena.

Zëdhënësi i tij, Steven Cheung, tha se ish-presidenti është “mirë”.

"Presidenti Trump falënderon zbatimin e ligjit dhe reaguesit e parë për veprimin e tyre të shpejtë gjatë këtij akti të urryer. Ai është mirë dhe po kontrollohet në një institucion mjekësor lokal", tha Cheung në një deklaratë.

Sipas CNN, sulmuesi i dyshuar është "neutralizuar”.

Shërbimi Sekret tha se ka zbatuar masa mbrojtëse dhe ish-presidenti është i sigurt.

"Ky është tani një hetim aktiv i Shërbimit Sekret dhe informacione të mëtejshme do të publikohen kur të jenë të disponueshme", tha ai.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Joe Biden mori një informim fillestar mbi incidentin.

Reagimet nga e gjithë bota politike dhe e biznesit filluan të vërshonin me guvernatorin demokrat të Pensilvanisë, Josh Shapiro, duke denoncuar të shtënat.

“Dhuna e drejtuar ndaj çdo partie politike apo lideri politik është absolutisht e papranueshme”, tha Shapiro.

Gjithashtu edhe investitori miliarder i teknologjisë, Elon Musk, njoftoi se po mbështet Trump-in për president.

"Unë e mbështes plotësisht presidentin Trump dhe shpresoj për shërimin e tij të shpejtë", shkroi ai në X./aa