Fshati Velçë i bashkisë së Selenicës, një nga fshatrat më të mëdhenj të luginës së Lumit të Vlorës, po kthehet në një destinacion të kërkuar për shumë turistë vendas e të huaj.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të turistëve të shumtë që po vizitonin ujëvarën.
“Ujëvara e Rasalit në Velçë të Selenicës, një tjetër destinacion i përzgjedhur nga vizitorët vendas e të huaj”, u shpreh Rama.
Fshati Velçë njihet për shpellat e kohës së Neolitit, të cilat po e kthejnë këtë fshat në një zonë të rëndësishme turistike./ata