Spilleja, një fshat i vogël, i fshehur diku në bregdetin e Adriatikut, i njohur më shumë për plazhin e bukur dhe pyllin e lartë të pishave përgjatë tij, gjatë viteve të fundit është kthyer në pikë të rëndësishme turistike, ku numri i turistëve është shumëfishuar vit pas viti.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të plazhit të mbushur plot me pushues.

Plazhi i Spillesë ndodhet vetëm 15 km larg rrugës Durrës – Rrogozhinë dhe 20 km nga qyteti i Kavajës./ata