Në ambientet e "Shtëpisë së Futbollit" në kryeqytet u hodh shorti i Kategorisë Superiore për edicionin 2024-25. Gjithçka nis në datën 18 gusht me sezonin e ri, teksa në javën e parë spikat dueli Partizani - Vllaznia.

Nga Egnatia, Partizani e deri te Bylisi, janë 10 ekipe që do të garojnë në 36 javë kampionat me katër faza. Edhe këtë sezon FSHF do i besojë formatit me "Final 4", ku katër ekipet e renditura të parat në 36 javë kampionat do i drejtohen një mini-turneu, në fund të të cilit do të shpallet skuadra e re kampione. Sipas shortit, derbi i shumëpritur i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës do të luhet në javën e gjashtë të çdo faze.

Skuadrat pjesëmarrëse në edicionin 2024-25 në Superligën e futbollit: Egnatia, Partizani, Skënderbeu, Vllaznia, Tirana, Teuta, Dinamo, Laçi, Elbasani, Bylis

Më poshtë ndeshjet e javës së parë:

Java 1 (18 gusht)

Partizani - Vllaznia

Skënderbeu - Elbasani

Teuta - Bylis

Dinamo - Egnatia

Laçi - Tirana

Renditja e skuadrave në short dhe përballjet sipas 36 javëve:

/Shqiptarja