Vonesat dhe anulimet e fluturimeve janë ndër ndërprerjet që pritet të vazhdojnë në fundjavë, pas një shkëputjeje globale të IT, pasi ekspertët paralajmëruan se mund të duhen javë që sistemet të rikuperohen plotësisht.
Një përditësim jo i plotë i lëshuar nga firma e sigurisë kibernetike ”CrowdStrike” la shumë njerëz pa fluturime në mbarë botën dje, pa përjashtuar edhe ata që udhëtonin me trena apo edhe sistemet e kujdesit shëndetësor.
Shefi i kompanisë paralajmëroi se ”do të duhej “disa kohë që sistemet të restauroheshin plotësisht”.
George Kurtz gjithashtu kërkoi falje për ngjarjet, duke thënë se i vjen shumë keq dhe e bëri të qartë se “nuk ishte një incident sigurie apo kibernetike”.
Aeroportet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar theksuan se pasagjerët duhet të kontrollojnë linjat ajrore për çdo vonesë ose anulim përpara se të udhëtojnë gjatë fundjavës.
Një zëdhënës i ”London Gatwick” tha se “pas çështjeve të mëparshme globale, sistemet tona të IT të aeroportit tani po funksionojnë si normale dhe ne presim që shumica e fluturimeve tona të funksionojnë si zakonisht”.
“Disa fluturime mund të ndikohen nga vonesat dhe oraret janë prekur nga çështjet e shkaktuara nga efektet e ndërprerjes globale të IT në aeroportet në të gjithë botën. Kjo do të thotë se disa fluturime mund të anulohen nga linjat ajrore në një njoftim të shkurtër”, shtoi ai.
Rreth 167 fluturime të planifikuara për t’u nisur nga aeroportet e Mbretërisë së Bashkuar u ndërprenë të premten, me të tjera të vonuara, ndërsa 171 fluturime për shkak të uljes në MB u anuluan, pas një defekti teknik.
Kompania e analitikës së aviacionit ”Cirium” tha se 5 078 fluturime – ose 4,6% e atyre të planifikuara – u anuluan globalisht duke përfshirë 167 nisjet në Mbretërinë e Bashkuar.
Ciaran Martin, shefi ekzekutiv themelues i Qendrës Kombëtare të Sigurisë Kibernetike (NCSC), tha gjithashtu se ishte e vështirë të vlerësohej se sa kohë do të duhej për t’u rikuperuar nga ndërprerja.
“Problemi themelor është rregulluar”, tha ai.
“Disa industri mund të rimëkëmben shpejt. Por, të tjera si aviacioni do të kenë mbeturina të gjata. Thënë kjo, do të habitesha nëse do të përballeshim ende me probleme serioze këtë herë javën e ardhshme”, theksoi Martin.
Ekspertët paralajmëruan përdoruesit të “qëndrojnë vigjilentë” kundër mashtrimeve të mundshme ndërsa sistemet rimëkëmben.
Ndërkohë, aksionet e ”CrowdStrike” ranë në vlerë, me mbi 8% në fillim të tregtimit, duke djegur rreth 10 miliardë dollarë nga vlera e saj e tregut.
Tregjet më të mëdha financiare në SHBA dhe Britaninë e Madhe ranë gjatë seancës së tregtimit pasi u prekën edhe kompani të tjera.
Ndërkohë, në SHBA, Administrata Federale e Aviacionit (FAA) fillimisht preferoi të vendoste një ndalesë paraprake për të gjitha fluturimet, të lëna në tokë pavarësisht destinacionit, përpara se të shpallte rifillimin gradual të operimeve shoqëruar me një mesazh faljeje për pasagjerët.
Disa linja ajrore si gjiganti turk ”Turkish Airlines” e gjetën veten duke u përballur me pengesa specifike në sistemet e tyre të IT në sfondin e një vale globale telashesh, të cilat duket se në vend të kësaj e kanë kursyer Kinën.
Megjithatë, orteku malinj nuk u ndal këtu.
Në Mbretërinë e Bashkuar, një nga sektorët më të gjymtuar ishte sektori i trenave, me operatorin kryesor hekurudhor të ishullit të bllokuar për disa orë. Dhe diçka e ngjashme u pa edhe në Poloni.
Ndërsa në fushën financiare, bursave të Londrës dhe Milanos ndër të tjera iu desh të ngrinin përditësimin e indekseve përkatëse përpara se të ktheheshin në normalitet në orët e pasdites./ ATSH