ullkani aktiv në jug të Italisë, Etna, ka hedhur sërish llavë dhe h.

Sipas lajmit të agjencisë italiane ANSA, vullkani në malin Etna, i cili ka një lartësi prej rreth 3.300 metrash në ishullin e Siçilisë, ka vazhduar të hedhë llavë dhe hi.

Në deklaratën e kompanisë që operon me aeroportin e Katanias thuhet se fluturimet janë pezulluar përkohësisht për shkak të resë së formuar nga hiri i përhapur në atmosferë pas shpërthimit.

Disa pasagjerë janë drejtuar në aeroporte të ndryshme që ndodhen afër, thuhet më tej.

Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) njoftoi se hiri i hedhur nga Etna ka arritur një lartësi prej rreth 8 kilometrash.

Aktiviteti vullkanik është regjistruar në intervale të shpeshta që nga fillimi i korrikut në malin Etna, i cili është vullkani më i lartë aktiv në Evropën kontinentale. Pasi vullkani filloi të nxjerrë hi dhe llavë të fuqishme në dhjetor 2023, ishte pasiv deri në korrik të këtij viti./AA