Në Shërbimin e Neurokirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës, është realizuar me sukses heqja e një trupi të huaj brenda trurit.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se “pacienti kishte pësuar një aksident dhe për pasojë një trup i huaj kishte mbetur në thellësi të trurit”.
“Vështirësia e operacionit qëndronte në heqjen e këtij trupi të huaj pa shkaktuar dëmtime të trurit. Pas kryerjes së ekzaminimeve imazherike dhe laboratorike, pacienti iu nënshtrua operacionit i cili falë pajisjeve moderne që disponon salla e neurokirurgjisë, si Neuronavigatori, C-armi dhe mikroskopi, u bë e mundur heqja e trupit të huaj pa shkaktuar dëmtime tek pacienti”, theksoi Koçiu.
Koçiu tha se fatmirësisht pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ministrja Koçiu shprehu mirënjohje për ekipin mjekësor të përbërë nga: Dr. Fatos Olldashi, dr. Irgen Hodaj dhe dr. Eriketa Jaho; infermierët: Sokol Xhafa dhe Irena Ismailaj./ata