Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot se “Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për rimbursimin e fishave të diabetit për invalidët e punës dhe personat me aftësi të kufizuar.

Koçiu tha pas mbledhjes së qeverisë për gazetarët se “deri më sot ne rimbursojmë fishat e diabetit për të gjithë ata pacientë që vuajnë nga sëmundje diabetike, ndërsa sot kemi shtuar akoma më shumë këtë fashë të mbulimit”.

“Sot kemi nga zero deri në 25 vjeç fëmijët dhe të rinjtë të cilët mbulohen me këto fisha dhe qytetarët nga 65 vjeç e sipër”, tha Koçiu.

Ministrja Koçiu u shpreh se me vendimin e fundit shtojmë fishat e diabetit falas edhe për dy target grupe të rëndësishëm që janë invalidët e punës dhe personat me aftësi të kufizuar.

“Janë 2 mijë invalidë pune që vuajnë nga sëmundja e diabetit dhe rreth 1.500 persona me aftësi të kufizuar që do të përfitojnë falas fishat e diabetit”,  tha Koçiu./ata