Muzeu Etnografik i Krujës ka filluar të gjallërohet nga vizitorët e parë pas rihapjes.

Me rihapjen e tij, mbi 200.000 vizitorë vendas dhe turistë të huaj, pritet të vizitojnë gjatë këtij viti vetëm Qendrën Muzeore Krujë (Muzeun Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Muzeun Etnografik).

“Të lumtur kur shohim që zona historike ka ndikuar në ekonominë lokale të qytetit, duke rritur ndjeshëm numrin e bizneseve që operojnë në fushën e turizmit dhe nxitur punësimin, duke sjellë përfitime të shumëfishta sociale dhe ekonomike”, shkroi sot Muzeu Etnografik i Krujës, në një postim në rrjetet sociale ku ndau dhe imazhe filmike nga vizitorët e parë pas rihapjes.

Muzeu zotëron mbi 3000 artefakte të ekspozuara që tregojnë për trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë, mënyrat tradicionale të jetesës së shqiptarëve dhe zakonet e tyre përgjatë shekujve.

Ky thesar arkitekturor dhe atraksion turistik, është vizituar deri më tani nga 75 mijë turistë ose me 110% më shumë, krahasuar me 6-mujorin e parë të 2023-shit./ata