Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ka zhvilluar një takim me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

“Për të nxitur një ekonomi konkurruese, Shqipëria ka nevojë për një koordinim më të mirë të politikave ekonomike, më shumë transparencë dhe qartësi në kuadrin rregullator, duke përfshirë politikat e investimeve, dhe një mjedis biznesi miqësor ndaj inovacionit”, thekson Gonzato në një postim në rrjetet sociale.

Gjatë takimit me ministrin Blendi Gonxhe, ambasadori e siguroi për mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për reformat e Shqipërisë në fushën e ekonomisë, inovacionit dhe kulturës.

“Qëllimi ynë i përbashkët është të mos lemë askënd pas, duke siguruar mundësi të barabarta për të gjithë aktorët ekonomikë”, deklaron ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato./ata