Ushtria izraelite njoftoi se një tjetër ushtar i saj u vra gjatë përleshjeve në Rripin e Gazës.

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria thuhet se "Tetari rezervist Moti Rafi (37) nga Brigada Givati ​​u vra gjatë përleshjeve në jug të Rripit të Gazës".

Numri i ushtarëve të vrarë izraelitë që nga 7 tetori 2023, kur filluan sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, është rritur në 688, prej të cilëve 328 gjatë procesit të pushtimit tokësor./aa