Dy shpërndarës droge në zonën e Salzkammergut në Austri, mes tyre edhe një i ri shqiptar, janë arrestuar së fundmi nga autoritetet policore.
Mësohet se 21-vjeçari shqiptar dhe një 20-vjeçar nga Uzbekistani furnizonin klientët e tyre me kanabis dhe kokainë, drogë të cilën e mbanin në një apartament që e kishin shndërruar në bazën operacionale të shitjes së narkotikëve.
Raportohet se dyshja përfundoi në pranga pasi banesa e tyre ishte zbuluar nga forcat e policisë, që i arrestuan kur ata po ktheheshin me një valixhe që mbante 2 kilogramë kanabis.