Tom Brady është në lidhje me modelen Brooks Nander, tha një burim ekskluzivisht për Page Six.


Llogaria në Instagram DeuxMoi – e cila merret me çështjet e të famshmëve – raportoi fillimisht se 46-vjeçari ish-ylli i NFL ishte parë në publik me modelen 27-vjeçare të “Sports Illustrated” disa herë, por statusi i marrëdhënies së tyre ishte i paqartë.


Burimi tha se të dy janë vërtet në lidhje, megjithëse nuk është “asgjë serioze” për momentin.

Romanca duket se është relativisht e kohëve të fundit pas divorcit të Nander nga bashkëshorti i saj, Billy Hare. Page Six raportoi në maj se Nader u nda nga biznesmeni pas më pak se pesë vitesh martesë. Burimet thanë në atë kohë se ndarja ishte miqësore dhe se ata tashmë jetonin të ndarë prej muajsh.

Ata më pas shtuan se Nader “e do jetën beqare” dhe po e shfrytëzon atë në maksimum teksa pushon në Hamptons me mikun më të mirë të Kourtney Kardashian, guru i PR Simon Hack./BalkanWeb