Legjenda e futbollit brazilian, Zico, është vjedhur në Paris, në çantën e të cilit janë gjendur një orë Rolex dhe diamante, me një vlerë totale prej gjysmë milioni eurosh (rreth 543,000 dollarë).
Gazeta “Le Parisien” raporton se vjedhja ka ndodhur në pjesën e pasme të taksisë. Një person dyshohet se ka shpërqendruar shoferin e taksisë, ndërsa i dyshuari tjetër ka vjedhur çantën e Zikos.
Arthur Antunes Coimbra, i njohur më mirë si Zico (71), ndodhet në Paris me ftesë të delegacionit brazilian për të ndjekur Lojërat Olimpike 2024, të cilat zyrtarisht fillojnë me ceremoninë e hapjes sonte.
Në fillim të kësaj jave, ekipi kombëtar i futbollit i Argjentinës ishte gjithashtu në shënjestër të hajdutëve përpara një ndeshjeje në Lojërat Olimpike të Parisit.
“Dje (e martë) hajnat kanë hyrë në stërvitjen tonë dhe na kanë grabitur. Gjërat, ora dhe bizhuteritë e Thiago Almada-s janë vjedhur”, tha më herët trajneri i Argjentinës, Javier Mascherano, një ish-mesfushor i Barcelonës dhe Argjentinës.
BFMTV e Francës raportoi të enjten se sendet e vjedhura të Almada vlerësoheshin në 50,000 euro, ose afërsisht 54,250 dollarë./TRT