Lionel Messi, 36 vjeç, është shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2023 sipas zgjedhjes së FIFA-s.

Argjentinasi kishte 48 pikë, po aq sa golashënuesi norvegjez i Manchester Cityt, Erling Haaland, 23 vjeç, Megjithatë, Messi mori kreun sepse një numër më i madh i kapitenëve të kombëtares i dhanë atij pesë pikët maksimale, dhe kështu thuhet në nenin 12 të rregullave të përzgjedhjes.

Sulmuesi i PSG-së, francezi Kylian Mbappe, 25 vjeç, grumbulloi 35 pikë dhe fitoi vendin e tretë.

Edhe pse ishin finalistë, asnjë nga tre futbollistët fantastikë nuk u shfaq në ceremoninë e quajtur “The Best FIFA Football Aëards” që u zhvillua në Londër.

Kujtojmë se në fund të tetorit të vitit të kaluar, Messit iu dha Topi i tetë i Artë, çmimi i France Football për futbollistin më të mirë në sezonin 2022/2023. Pastaj pas tij ishin edhe Haaland dhe Mbappe. Një gazetar nga secili prej 100 vendeve më të renditura sipas listës së FIFA-s mori pjesë në atë përzgjedhje.

Ky është çmimi i tetë i Messit për lojtarin më të mirë në botë sipas FIFA-s. Ai e fitoi atë në 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019, 2022 dhe 2023. /tesheshi.com/