Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë ka ndodhur në orën 05:28 sipas kohës lokale në Kayseri të Türkiye-s.

 

Siç njofton Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), është regjistruar tërmet me magnitudë 4.8 ballë, epiqendra e të cilit ka qenë rrethi Hacılar i Kayseri-t.

 

Është konstatuar se tërmeti ka qenë në një thellësi prej rreth 7 kilometrash./AA