Të paktën 12 persona kanë humbur jetën për shkak të rrëshqitjes së dheut të shkaktuar nga shiu në provincën qendrore të Kinës Hunan, njoftoi transmetuesi shtetëror CGTN.
Rrëshqitja e dheut, e cila goditi fshatin Yuelin në qytetin Hengyang rreth orës 8 të mëngjesit (0000 GMT), ka rrëmbyer një pjesë të një shtëpie banimi.
Ekipet e shpëtimit kanë gjetur 18 persona, mes të cilëve 12 të vdekur dhe gjashtë të tjerë të lënduar, të cilët janë dërguar në spital.
Vdekjet ishin të parat në Kinë që duket se lidhen me tajfunin Gaemi, i cili u dobësua në një stuhi tropikale pasi përfshiu vendin të enjten. Para se të arrinte Kinën, tajfuni intensifikoi shirat e musonit në Filipine dhe Tajvan, duke vrarë përkatësisht 34 dhe 10 njerëz./aa