Çifti i famshëm i aktorëve turq, Neslihan Atagül dhe Kadir Doğulu, do të bëhen prindër për herë të parë.


Pas tetë vitesh martesë, aktorja turke njoftoi shtatzëninë e saj përmes Instagramit, duke treguar barkun e rrumbullakosur.

“Ne donim ta mbanim këtë “lumturi” private për një kohë më të gjatë. Sinqerisht, kjo ishte e drejta jonë… Shkurt, ne jemi të lumtur, të kënaqur dhe mirë,” -shkroi aktorja.

Kadir e ripostoi foton në llogarinë e tij në Instagram. Neslihan dhe Kadir u martuan më 8 korrik 2016./BalkanWeb