Taylor Swift duket se i ka bërë një ‘diss’ Kim Kardashian në albumin e saj të ri, “The Tortured Poets Department: The Antology”, konkretisht me këngën “thanK you aIMee”, të menjëhershme qenë reagimet, madje Kim humbi edhe ndjekës në rrjetet e saj sociale, cka u interpretua si ndikimi i madh që këngëtarja ka.

Ndërkohë mësohet se Kim Kardashian dëshiron që Taylor Swift të “ecë përpara” dhe grindja e tyre shumëvjeçare të lihet pas. Një burim i afërt tha për “People se Kardashian e ka mbyllur kapitullin e dramës dhe mendon se është koha që fituesja e Grammy-t të ndalojë.

Kardashian “nuk e kupton pse Swift vazhdon ta përmendë atë”, tha burimi për gazetën. “Kanë kaluar vite".

Taylor i befasoi fansat të premten duke publikuar jo një por dy albume – ky i fundit përfshinte një këngë me sa duket për situatën e saj me Kim. Në këngë, Swift pretendon se “lufta” e tyre nuk ishte aspak e drejtë. “Gjatë gjithë asaj kohe që ti po më sulmoje, unë po ndërtoja diçka”, thotë ajo në tekst. “Dhe nuk mund ta fal mënyrën se si më ke bërë të ndihem”./SyriNet