Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar – qershor 2024 arritën rreth 6.64 miliardë lekë, ose 9.5% më shumë se në të njëjtën periudhë të 2023.

Sipas statistikave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për 6-mujorin e parë të vitit këto produkte përbëjnë 61.2% të volumit të përgjithshëm të tregut, nga 59.9% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja është veçanërisht e theksuar në produktin kryesor të tregut, sigurimin e detyrueshëm për përgjegjësitë e brendshme ndal palëve të treta. Ky produkt është rritur me 11.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë, Kartoni Jeshil dhe Polica Kufitare paraqesin ritme ndjeshëm më të ngadalta të rritjes, përkatësisht me 0.8% dhe 3.9%.  Produkti kryesor i tregut, ai i sigurimit nga zjarri dhe forcat e natyrës, është rritur me 1.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndër produktet vullnetare, ecuri të mirë po shfaq kryesisht ai i sigurimit Kasko të mjeteve tokësore. Ky produkt ka përfituar veçanërisht nga rritja e aktivitetit të makinave me qira, në funksion të turizmit./ata