Një fshat në Bullgarinë jugperëndimore është evakuuar pas përhapjes së një zjarri pyjor.
Siç raporton agjencia shtetërore e lajmeve ‘BTA’, përveç fshatit të evakuuar Karpelevo në provincën Strumyani, dy fshatra të tjerë morën alarme evakuimi në zonë.
Kryetari i komunës Strumyani, Emil Iliev, tha se zjarri tashmë është përhapur në qindra hektarë brenda dhe rreth zonës së malit Malashevska.
Sipas agjencisë ‘BTA’, dy avionë francezë, të cilët fillimisht u dërguan në vend për të ndihmuar në përpjekjet për të kontrolluar një zjarr të madh në pikat kryesore të kufirit bullgaro-grek, iu bashkuan luftës kundër zjarrit në jugperëndim./aa