Ish-presidenti amerikan Donald Trump tha se ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të mbajtura në Paris ishte "turp".

"Mendoj se ceremonia e hapjes ishte një turp", tha Trump në një intervistë me Fox News.

Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit 2024 tërhoqi reagime të konsiderueshme për pasqyrimin e pikturës së Leonardo da Vinçit "Darka e Fundit" me një performancë "drag queen", të cilën shumë persona e shohin si mungesë respekti ndaj besimeve fetare.

Trump tha se nëse ai do të ishte i përfshirë në Lojërat Olimpike Los Angeles 2028 dhe do të kishte ndikim mbi organizatorët, ai do të siguronte që të mos kishte përshkrim të tillë të "Darkës së Fundit".

Ndërkohë, Konferenca e Peshkopëve Francezë tha se ceremonia "përfshinte skena të talljes me krishterimin"./aa