Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu konfirmoi sot se situata e zjarreve në Shëngjin është vendosur nën kontroll.

Në një prononcim për mediet nga Shëngjini, Ndreu u shpreh se situata ka qenë ndër më të vështirat dhe rreziku ka qenë i madh.

“Ka qenë një situatë nga më të vështirat që kemi kaluar. Sinqerisht, ka qenë një rrezik evident shumë i madh, për shkak të një precipitimi të jashtëzakonshëm, për shkak të erës së fortë dhe të disa vatrave të vogla të zjarrit, por që u bënë të mëdha”, tha ai.

Ndreu theksoi se falë angazhimit të strukturave nga gjithë Shqipëria, forcave zjarrfikëse, është bërë e mundur që gjendja të mbahet nën kontroll.

“Është bërë e mundur që të mos kemi dëme në njerëz, dëme të vogla në biznese, të neutralizojmë një situatë, që nëse nuk do punohej pa pushim për 48 orë, do ishte një histori e trishtë. Kemi gjithë natën, po trajtojmë edhe vatrat më të vogla, po presim edhe helikopterë të tjerë”, u shpreh ai.

Ndreu theksoi se ekziston ende rreziku që me erën këto vatra të riakzitivohen, ndaj dhe në Shëngjin janë vendosur zjarrfikësit nga gjithë Shqipëria.

“Jemi të gjithë në këmbë, shumica është kaluar tashmë. Situata është menaxhuar perfekt, po bashkëbisedojmë me operatorët turistikë, po punojnë për ta neutralizuar situatën në kuptimin psikologjik, sepse ka pasur edhe shok psikologjik. Mendoj se janë gjëra të tejkaluara dhe ne nuk kemi arsye pse të mos pretednojmë për normalitet”, theksoi ai./ata