Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, së bashku me delegacionin përfaqësues nga Qeveria Japoneze dhe nga Agjencia Ndërkombëtare Japoneze për Bashkëpunim (JICA), nënshkruan në Tiranë, marrëveshjen e bashkëpunimit për promovimin e përfshirjes financiare dhe zhvillimin e biznesit duke fuqizuar përdorimin e instrumentave dixhitalë.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ndau sot në rrjete sociale momente nga nënshkrimi i marrëveshjes, teksa e vlerësoi marrëveshjen një bashkëpunim të rëndësishëm në mbështetje të SME-ve, sipërmarrjeve bujqësore.
“Ky bashkëpunim synon të mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, bizneset bujqësore, fermat familjare, nëpërmjet: Fuqizimit të instrumentave digjital dhe inovativ;
Ofrimit të shërbimeve jo-financiare (edukimi financiar); Promovimit të produkteve shqiptare; Brandimit, certifikimit dhe standartizimit të produkteve sipas standarteve evropiane”, tha Gonxhja.
Gonxhja theksoi se, përmes kësaj mbështetje synojmë nxitjen e zhvillimit të exporteve në tregjet e huaja.
Sipas një hap tjetër i rëndësishëm është krijimi i një cluster-i për agroturizmin, duke nxitur ekonominë rurale, tërheqjen e turistëve dhe gjenerimin e vendeve të punës.
“Kjo marrëveshje do të zbatohet nëpërmjet bashkëpunimit të MEKI, FED Invest dhe JICA”, tha Gonxhja./ata