Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanaani, i shprehu ngushëllimet e tij popullit palestinez dhe Hamasit për kreun e Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, i cili u vra në Teheran.

Uebfaqja e Ministrisë së Jashtme të Iranit publikoi deklaratën me shkrim të Kanaanit për këtë çështje.

Duke lavdëruar luftën e Haniyeh për çlirimin e Palestinës, Kanaani tha:

"Martirizimi i Haniyeh në Teheran shënon lidhjen e thellë dhe të pathyeshme midis Iranit dhe Palestinës dhe rezistenca do ta forcojë atë”.

- Vrasja e liderit të Hamasit Haniyyeh në Iran

Haniyeh ndodhej në Teheran për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Presidentit të ri iranian, Massoud Pezeshkian.

Korpusi i Gardës Revolucionare iraniane njoftoi në një deklaratë në mëngjesin e 31 korrikut se një sulm u krye në rezidencën e Haniyyeh në Teheran.

Teksa Irani dhe Lëvizja Hamas fajësuan Izraelin për vrasjen, zyrtarët izraelitë u përmbajtën të bënin një deklaratë për incidentin.

Haniyeh u zgjodh Kryetar i Byrosë Politike të Hamasit nga Këshilli Shura i Hamasit më 6 maj 2017, duke zëvendësuar Khalid Meshaal-in./aa