Ushtria ruse kreu sulmin më intensiv me mjete ajrore pa pilot (dronë) të vitit 2024 në kryeqytetin e Ukrainës, Liev.

Në një postim nga llogaria e medias sociale e Administratës Ushtarake të Kievit thuhet se ushtria ruse ka kryer sulme me dronë në pika të ndryshme të vendit, kryesisht në Kiev.

Më tej në postim thuhet se në sulme u përdorën dhjetëra dronë dhe se objektivi kryesor i sulmit ishte Kievi.

"Sulmi me dronë ndaj Kievit është krye për herë të 7-të në korrik. Për sa i përket numrit të dronëve të përdorur, ishte (sulmi) më intensiv ndaj Kievit në vitin 2024", thuhet më tej.

Sipas gjetjeve fillestare, në Kiev nuk ka patur humbje jetësh ndërsa përpjekjet e identifikimit vazhdojnë. Më shumë se 30 dronë janë rrëzuar nga forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase./aa