Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiyes, Hakan Fidan lidhur me atentatin ndaj liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh tha se "Haniyeh ishte personalitet që ishte bërë simbol i rezistencës së lavdishme palestineze".
Në një postim nga llogaria e tij në median sociale X, Fidan vuri në dukje se me një pikëllim të thellë ka mësuar se ndaj kreut të Byrosë Politike të Hamasit, Haniyeh është kryer atentat.
Fidan theksoi se Haniyeh ia kushtoi jetën kauzës palestineze, duke sjellë paqe dhe qetësi në Palestinë dhe se ata janë dëshmitarë të përpjekjeve që ai bëri kohët e fundit për arritjen e armëpushimit.
"Haniyeh nuk e humbi kurrë besimin në paqe edhe kur anëtarët e familjes së tij u masakruan nga Izraeli. Haniyeh ishte personalitet që ishte bërë simbol i rezistencës së lavdishme palestineze. Kujtimi i tij i dashur do të jetojë në kauzën e drejtë të popullit të Palestinës. Zoti e mëshiroftë, vendi i tij qoftë xheneti", theksoi Fidan./aa