Në një shenjë proteste ndaj asaj që ata thonë se është mosveprimi i qeverisë italiane ndaj ndryshimeve klimatike, shtatë aktivistë sulmuan shatërvanin e famshëm Trevi të Romës të dielën dhe hodhën një qymyr druri, duke e bërë ujin e zi.

“Ne nuk paguajmë për fosilet, vendi ynë po vdes“, ishte thirrja që shoqëroi sulmin e ambientalistëve ndaj simbolit të Romës, shatërvanit të famshëm “Fontana di Trevi”.

 

Pamjet që tregojnë mbi 10 anëtarë të grupit ambientalist “Gjenerata e Fundit” duke hyrë në ujë dhe ngjyrosur atë me bojë të zezë, janë bërë virale në rrjet.

Përveç aktit, ambientalistët e rinj u përplasën me kalimtarët dhe turistët që dënuan veprimet e tyre, duke i fyer ata.

 

Policia lokale ndërkohë, ndërhyri duke e ndërprerë protestën.