Policia në Kolonjë ka nisur hetimet për një të ri i cili ka vrarë me armë gjahu një kalë dhe ka plagosur një tjetër.

 

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Shelegur ndërsa kuajt ishin në pronësi të një prej agrobizneseve në zonë. I riu akuzohet për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

 

Ndërkohë, pronarët e agroturizimit, pas njoftimit që 24-vjeçari që ka qëlluar kafshët është proceduar penalisht, thonë se kjo për ta është si t’ua vrasin për herë të dytë kalin.

 

Mesa duket autori i ngjarjes është fqinj i tyre dhe shprehen se ndihen të kërcënuar për jetën.

Orest Mezini vrau kalin tone dhe policia e la ne gjendje te lire. Kjo per ne eshte sikur te na vrasin per here te dyte kalin . Tani qe kuptuam qe komshiu yne na ka vrar Balashin dhe ka plagosur nje kal tjeter dhe policia e la ne gjendje te lire ndihemi te kercenuar per jeten tone.

Reagimi në Facebook