Shkolla “Rushan Qevani” në Cërrik është drejt përfundimit dhe do të presë në shtator 160 fëmijë.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu e cila ndau pamje nga ambientet e reja të kësaj shkolle.

“Drejt përfundimit investimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në Selvijas të Cërrikut, një kampus i mirëfilltë edukimi, me godinën e re të shkollës “Rushan Qevani”, e cila do të ketë mjedise të reja, terrene sportive, palestër, bibliotekë të re”, tha Manastirliu.

Manastirliu u shpreh se “bashkë me kopshtin që plotëson të gjitha nivelet e edukimit, ky kompleks i ri arsimor do të jetë gati në shtator për të pritur mbi 160 fëmijë, nxënës dhe mësues të kësaj zone”.

Gjatë këtij viti përfundojnë rreth 100 shkolla dhe terrene të reja sportive, investime të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pushtetit vendor dhe partnerëve ndërkombëtarë./ata