Në konferencën e përjavshme për mediat, ish-kryeministri, Sali Berisha, ka deklaruar se nuk do të ketë koalicion të mbështetësve të tij me grupin e Alibeaj në zgjedhjet e 14 Majit.
Berisha tha se me pengjet nuk negociohet, ndërsa shtoi se ata “që mendojnë se me vulën e plaçkitur të Edi Ramës, mund të bëjnë Pazar, dëshmojnë turpin e tyre”.
“Alibasha është një peng i Ramës dhe duhet ta ketë të qartë çdo njeri që me pengjet nuk negociohet kurrë.
Po të jetë për të negociuar, logjika thotë se duhet negociuar me pengmarrësin, por kjo nuk do ndodhë kurrë ndonjëherë.
Ata që mendojnë se me vulën e plaçkitur të Edi Ramës, mund të bëjnë Pazar me ne, dëshmojnë turpin e tyre.
Ndaj Brava dhe Alibasha janë dy pengje me të cilët nuk mund të ketë asnjë lloj negociate”-tha Berisha.